top of page

U thirr nga familjet që kishin mbetur pa drita, humb jetën elektricisti 34-vjeçar

10 hours ago
1 min read

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen edjeshme në Shkodër, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën, pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë riparimit të një defekti.


Sipas informacionit paraprak të policisë, shtetasi me inicialet A. N., me detyrë elektricist i zonës, është dërguar pa shenja jete në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Shkodrës rreth orës 20:36.


Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në fshatin Bardhaj, ku 34-vjeçari ishte thirrur jashtë orarit të punës nga disa familje që kishin mbetur pa energji elektrike.


Elektricisti kishte ndërhyrë për të riparuar një defekt në një shtyllë elektrike, por sipas të dhënave paraprake, nuk ishte njoftuar dispeçeria e OSHEE-së.


Gjatë ndërhyrjes dyshohet se ai ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, duke humbur jetën.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page