Lajm i trishtë nga sporti shqiptar, ndahet nga jeta në moshën 38-vjeçare sportisti
3 hours ago
1 min read
Një lajm i trishtë ka tronditur sportin shqiptar. Bilardisti Fogert Kallopi është ndarë nga jeta në moshën vetëm 38-vjeçare, duke lënë pas dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.
Lajmi është bërë i ditur nga Federata Shqiptare e Bilardos dhe Snookerit, e cila ka shprehur ngushëllimet për humbjen e parakohshme të sportistit.
Fogert Kallopi ka përfaqësuar ndër vite ekipin e Lushnjës, ndërsa ka qenë gjithashtu pjesë e ekipit kombëtar, duke dhënë kontributin e tij në zhvillimin dhe përfaqësimin e bilardos shqiptare.
Humbja e tij në një moshë kaq të re ka shkaktuar trishtim në komunitetin sportiv, ndërsa kujtimi i kontributit të tij do të mbetet mes atyre që ndanë me të rrugëtimin në këtë sport.
“KORÇA BOOM”
















