top of page

LAJM TRAGJIK/ Thellohet tragjedia e zjarrit në Maliq: Pas nënës dhe vëllait, humb jetën edhe 6-vjeçarja që ndodhej në QSUT

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 5 hours ago
  • 1 min read

Vajza 6-vjeçare që ndodhej e shtruar prej disa ditësh në QSUT pas zjarrit tragjik në një banesë në Maliq, ka ndërruar jetë këtë të premte.


Banesa u përfshi nga tymi disa ditë më parë, ku mbetën të vdekur nëna, Merjeme Hazisllari dhe vëllai i saj, Luka.


Zjarri kishte rënë në një ambient kuzhine. Në momentet kur kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, në ambientet jashtë u gjetën 2 fëmijët që ishin në gjendje të asfiksuar.


Nëna humbi jetën në vendngjarje, ndërsa djali 14-vjeçar u transportua në gjendje kome në Spitalin e Korçës, ku më pas humbi jetën.


6-vjeçarja ndodhej në gjendje të rëndë prej ditësh dhe nuk ka arritur t’i mbijetojë dot plagëve të marra.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page