LAJMI FUNDIT/ 25-vjeçari nga Dvorani kanos në rrjetet sociale një 24 vjeçare. Kapet kokainë në Bilisht
- Korca Boom
- Jan 6
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin S. D., 36 vjeç, banues në fshatin Çetë, Bilisht, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, në automjetit në të cilin ky shtetas ishte pasagjer, ka hedhur nga xhami i dritares një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë. Sasia e lëndës narkotike u seksuestrua në cilësinë e provës materiale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Xh. H., 25 vjeç, banues në fshatin Dvoran, për veprën penale “Përndjekja”, pasi dyshohet se ka publikuar në rrjete sociale, një video intime të një 24-vjeçareje, si dhe e ka kanosur dhe e ka fyer atë, nga adresa të rreme në rrjete sociale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. B., 34 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr.5, Pogradec, me vetëgjyqësi, dyshohet se ka dëmtuar kangjellat e ballkonit të banesës së shtetases T. Ç., me pretendimin se janë vendosur në pronën e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”



















