LAJMI FUNDIT/ 67 vjeçari nga Korça bën aksident në "Libazhd-Elbasan", përfundon në polici!
- 3 hours ago
- 2 min read
Në vijim të informacionit të dhënë dje, për ngjarjen e ndodhur në servisin e shtetasit I. P., në fshatin Dardhë, ku humbi jetën gjatë riparimit të automjetit të tij, shtetasi L. D., 23 vjeç, bëjmë me dije se në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd, në drejtimin e Prokurorisë, u arrestua në flagrancë shtetasi I. P., 40 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”. Nga hetimet dyshohet se shtetasi I. P. kishte punësuar në mënyrë të paligjshme në subjektin e tij, shtetasit J. P. (vëllai i tij) dhe M. Q..
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-A. K., 45 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga;
-E. Sh., pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-G. S., 67 vjeç, banues në Korçë, pasi më datë 14.02.2026, në aksin rrugor "Librazhd-Elbasan" automjeti që ai drejtonte është përplasur automjetin me drejtuese shtetasen A. B., 21 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe shtetasja M. B., pasagjere në automjetin me drejtuese shtetasen A. B., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën;-I. H., 28 vjeç, pasi në rrugën "Shën Thanasi", me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar shtetasin Sh. R., 62 vjeç, këmbësor, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin G. Ç., 59 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë shtetasin L. L., 51 vjeç, për motive pronësie.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”


















