LAJMI FUNDIT/ Nga Maliqi kapet me kanabis në lagjen 17 në Korçë. Ka dhe 1 arrestim në juglindje, i dehur në timon!
- 2 hours ago
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin J. K., 33 vjeç, banues në SHBA, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Xh. K., 30 vjeç, banues në fshatin Sheqeras, Maliq, pasi në lagjen nr.17, Korçë, gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”


















