LAJMI FUNDIT/ Arrestim në Korçë. Në Pustec 38-vjeçari dhunon vjehrrën, arrestohet. Ngjarje edhe në Kolonjë. Ja komunikata!
- Mar 8
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit A. T., 22 vjeç, banues në Korçë, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Korçë“, në afërsi të fshatit Çërravë, Pogradec, u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasen R. M., 38 vjeçe, banuese në fshatin Kallamas, Pustec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vjehrrës së saj, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin D. Sh., 26 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka vjedhur disa vegla pune në oborrin e banesës së shtetasit G. I.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit H. D., 38 vjeç dhe A. D., 23 vjeç, banues në fshatin Leshnjë, Kolonjë, pasi dyshohet se kanë kanosur me fjalë njëri-tjetrin.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Korçë/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Ravonik, Korçë, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar të shtetases I. B. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
“KORÇA BOOM”
















