top of page

LAJMI FUNDIT/ Ngjarje në Korçë dhe në Maliq. Arrestim në Pogradec. Ja komunikata e policisë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin H. N., 59 vjeç, banues në fshatin Rodokal, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka goditur me send të fortë (levë hekuri), një 83-vjeçar, banues në fshatin Rodokal, i cili po merr mjekim në spitalin e Pogradecit.


Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 15-vjeçar, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka thyer me gur, xhamin e dritares së banesës së shtetasit G. H., në lagjen nr. 5, Pogradec.


Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin I. T., 42 vjeç, banues në Korçë, administrator i filialit të një subjekti, pasi në aksin rrugor “Bilisht-Miras”, në Devoll, është konstatuar nga shërbimet e Policisë, automjeti me drejtues shtetasin A. A., duke transportuar produkte ushqimore të këtij subjekti, pa faturë tatimore.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. P., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.


Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. D., 45 vjeç, banues në fshatin Velitërnë, Maliq, pasi dyshohet se është konfliktuar fizikisht me shtetasin A. P., për motive të dobëta.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page