LAJMI FUNDIT/ Ngjarje në Pojan, Maliq, Devoll dhe Pogradec. Ja komunikata e plotë e policisë!
- Korca Boom
- 17 hours ago
- 1 min read
Qarku Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, për shtetasin G. Sh., 58 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, pasi gjatë verifikimeve në PKK Kapshticë, në dalje të Shqipërisë, iu konstatua në pasaportë, një vulë e shtetit grek, e dyshuar false.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin N. K., 23 vjeç, banues në fshatin Zerec, Maliq, pasi në Korçë, gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin S. P., 24 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një mjet prerës (thikë).
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin E. Z., 20 vjeç, banues në Pogradec, pasi është konfliktuar fizikisht me një 13-vjeçar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”



















