top of page

LAJMI FUNDIT/ Policia sqaron vet*hedhjen nga hoteli në Korçë të 55-vjeçarit, duke dëmtuar këmbën!

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Korçë/Informacione paraprake


Në lagjen nr. 7, Korçë, nga lartësia e një hoteli dyshohet se është vetëhedhur shtetasi B. K., 55 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, (i cili sipas të dhënave të para, vuan nga probleme të shëndetit mendor).


Për pasojë ky shtetas është dëmtuar në këmbë dhe ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


-Në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Bulgarec, Korçë, ka rënë zjarr në automjetin e shtetasit S. B., i cili ka qenë i parkuar para banesës së tij.


Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page