top of page

LAJMI FUNDIT/ Aksident i rëndë, humb jetën këmbësori

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një aksident i rëndë, me pasojë një të vdekur, ka ndodhur mbrëmjen e sotme (18 shkurt), në autostradën Lushnjë-Fier.


Aksidenti u shënua në fshatin Rrapëz. Një mjet taksi ka marrë përpara një person, i cili ka gjetur vdekjen menjëhershme.


Policia e qarkullimit ka shkuar në vendngjarje për të disiplinuar trafikun dhe po kryen procedurat hetimore.


Ambulanca mbërriti në pritje të veprimeve për të transportuar viktimën në morg.


Mësohet se viktima, ende i paidentifikuar, mashkull, po tentonte të kalonte autostradën nga ana tjetër, por rrethanat dhe dinamika mbeten ende të paqarta.

“KORÇA BOOM”


bottom of page