LAJMI FUNDIT/ Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Qafë Plloçë, humb jetën 26-vjeçari
Oct 15
1 min read
Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të enjte në Pogradec. Aksidenti mësohet është regjistruar në aksin rrugor Pogradec-Qafë Plloçë, në afërsi të fshatit Starovë.
Si pasojë e aksidentit, fatkeqësisht ka mbetur i vdekur në vend një 26-vjeçar. Policia ndiodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
“KORÇA BOOM”
















