LAJMI FUNDIT/ Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen dy automjete, plagosen 6 persona
7h
1 min read
Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur mesditën e sotme në aksin Pogradec-Lin, pranë fshatit Piskupat.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur me njëri-tjetrin. Nga përplasja kanë pësuar lëndime gjashtë persona, tre në secilin prej automjeteve.
Ekipet e urgjencës kanë transportuar të plagosurit drejt spitalit të Pogradecit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, të gjashtë personat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar dinamikën dhe shkaqet e përplasjes.
“KORÇA BOOM”
















