Qarkullonte me p*stoletë dhe m*nicion luftarak, i riu përfundon në pranga
4 hours ago
1 min read
Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi u kap duke qarkulluar me automjet i armatosur me pistoletë dhe municion luftarak.
Sipas informacionit zyrtar të policisë, i riu, me inicialet S. D., banues në Tiranë, është ndaluar për kontroll në rrugën “Kastriotët”, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 3.
Gjatë kontrollit të automjetit, efektivët kanë zbuluar armën e zjarrit dhe municionin luftarak, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë, dy familjarë të 20-vjeçarit janë proceduar penalisht, pasi dyshohet se kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë gjatë kontrollit të banesës.
Policia vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rastit.
“KORÇA BOOM”
















