top of page

LAJMI FUNDIT/ Arrestime në Korçë dhe në Maliq. Ngjarje në Pediatrinë e Korçës

  • Mar 28
  • 2 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë


Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin H. Sh., 56 vjeç, banues në Maliq, pasi në aksin rrugor “Korçë-Maliq” u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë:


-arrestuan në flagrancë një 16-vjeçar, banues në Korçë, pasi dje në qytetin e Korçës, dyshohet se për motive të dobëta ka goditur në kokë me mjet të fortë (dru) një 21-vjeçar, i cili u dërgua për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën;


-arrestuan në flagrancë një 17-vjeçar, banues në Korçë, pasi u konstatua jashtë banesës së tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës e cila kishte caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Vjedhja”;


-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Th. G., 67 vjeç, banues në fshatin Floq, Korçë, pasi në afërsi të këtij fshati, dyshohet se ka goditur në kokë me send të fortë (dru), një 53-vjeçar, i cili u dëmtua lehtë;


-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. A., 37 vjeç, banues në fshatin Vashtmi, Maliq, pasi pranë pavionit të Pediatrisë në spitalin e Korçës, dyshohet se në gjendje të dehur, ka prishur qetësinë publike.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.


Korçë/Informacion paraprak


Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 10, Korçë, ka ndodhur një konflikt fizik midis disa shtetasve. Si pasojë e konfliktit, janë dëmtuar 3 prej tyre (njëri prej të cilëve me mjet prerës gërshërë) të cilët u dërguan për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.


Në ambientet e Komisariatit ndodhet i shoqëruar një shtetas, për veprime të mëtejshme procedurale.


Grupi hetimor po punon për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

“KORÇA BOOM”


bottom of page