LAJMI FUNDIT/ Arrestime në Mborje dhe Korçë. Sherr në lagjen 13 po në Korçë
- 5 hours ago
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
• arrestuan në flagrancë shtetasin I. Sh., 51 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë, pasi në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
• arrestuan në flagrancë shtetasin O. Z., 38 vjeç, banues në fshatin Neviçisht, Korçë, pasi në lagjen nr. 14, Korçë, duke drejtuar automjetin e tij është përfshirë në një aksident rrugor ku ka përplasur dy automjete të tjera, të parkuara. Si pasojë e përplasjes u dëmtua shtetasi Ll. Ç., 45 vjeç, banues në Korçë, pasagjer në njërin prej automjeteve të parkuara, i cili po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën. Pas verifikimeve të kryera, rezultoi se shtetasi O. Z., drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin G. T., 50 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 13, Korçë, dyshohet se ka kanosur një 67-vjeçar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
"KORÇA BOOM"
















