LAJMI FUNDIT/ Gjendet i vd*kur në banesë një person në Bulgarec. Ja çfarë thotë policia. Dhunoi bashkëshorten në Maliq, arrestohet 58-vjeçari
- 2 hours ago
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 58 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Maliq/ Në Komisariatin e Policisë Maliq, ka kallëzuar shtetasja F. Xh., 60 vjeçe, banuese në fshatin Velitërnë, se kur është rikthyer në banesën e saj, dy ditë pasi ishte larguar, ka konstatuar se i mungonte një shumë parash. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Korçë/ Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm, në fshatin Bulgarec, Korçë, është gjetur pa shenja jete, në banesën e tij, ku jetonte vetëm, shtetasi G.(M). V., rreth 78 vjeç. Trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjekoligjore, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
“KORÇA BOOM”
















