top of page

LAJMI FUNDIT: Korçë/ E moshuara pëson dëmtime pasi u rrëzua nga shkallët e pallatit, pranë Teatrit "Andon Zako Çajupi". Dyshohet se…

  • Apr 8
  • 1 min read

Një incident është shënuar në Korçë, ku një e moshuar raportohet se është rrëzuar nga shkallët e një pallati, duke pësuar dëmtime.


Sipas informacioneve paraprake, gruaja ishte duke shkundur një tapet kur ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga shkallët. Si pasojë e rrëzimit, ajo ka marrë plagë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit për ndihmë mjekësore.


Ngjarja ka ndodhur në një pallat pranë Teatri Andon Zako Çajupi.


Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./ BalkanWeb

“KORÇA BOOM”


bottom of page