Lajmi i fundit / Makina përfshihet nga flakët, gjendet trup i djegur brenda
- Korca Boom
- 21 hours ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Qafën e Llogarasë, në zonën që të çon drejt antenave, ku një automjet tip BMW është përfshirë nga flakët. Brenda mjetit është gjetur trupi i pajetë i një personi, i cili dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e zjarrit.
Në vendngjarje kanë mbërritur fillimisht shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve. Megjithatë, automjeti është shkrumbuar plotësisht, duke e bërë të pamundur identifikimin e targës për shkak të djegies totale.
Pas shuarjes së zjarrit, zona është rrethuar nga policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar viktimën. Ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me aksident, ngjarje kriminale apo shkaqe të tjera, ndërsa pritet ekspertiza përkatëse.
Ngjarja ka tronditur zonën dhe ka ngritur pikëpyetje të shumta, ndërsa autoritetet vijojnë punën për sqarimin e plotë të saj.
"KORCA BOOM"



















