LAJMI I FUNDIT/ Arrestime në Korçë. 51-vjeçari dhunon gruan. Ngjarje në Maliq dhe në Pogradec
- 1 hour ago
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë:
-arrestuan në flagrancë shtetasin N. L., 51 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
-arrestuan në flagrancë shtetasin Z. Ç., 52 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap jashtë banese, në cenim të masës së sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar për veprën penale “Dhuna në familje”;
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin P. M., 31 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka pushtuar një sipërfaqe toke, për ta vënë në funksion të lokalit që administron.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit B. V., 40 vjeç dhe N. K., 61 vjeç, të dy banues në Pogradec, pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen E. H., 40 vjeçe, banuese në fshatin Kalivaç, pasi dyshohet se ka kanosur në rrjete sociale, një 33-vjeçare.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”
















