LAJMI I FUNDIT/ Numërohen 16.878 vota. Ja renditja përfundimtare e kandidatëve të PD-së për Korçën!
- Korca Boom
- May 20, 2025
- 1 min read
Ka përfunduar mbrëmë në mesnatë numërimi i Diasporës për qarkun e Korçës, teksa në fund të numërimit kanë dalë 16.868 vota.
Për Partinë Demokratike dhe aletatët e saj, fitues nga Diaspora ka dalë femra nga Devolli Jorida Mazelliu e cila në total numëron 894 vota.
I dyti në qarkun juglindor renditet Edmond Spaho me 516 vota, ndërkohë që në vendin e tretë është Fidel Kreka me 486 vota dhe Andrea Mano në të katërtin me 358 vota.
Në këtë mënyrë, ka përfunduar edhe numërimi i kandidatëve, pas numërimit të subjekteve në fillim dhe Fidel Kreka pavarësisht se ka dalë i treti në Diasporë, ka siguruar vendin e vetëm nga lista e hapur në parlament nga PD-ASHM.
Renditja e kandidatëve të PD-ASHM në 16.878 vota të numëruara:
Jorida Mazelliu 894 vota
Edmond Spaho 516 vota
Fidel Kreka 486 vota
Andrea Mano 358 vota
Genti Çela 328 vota
Kristiano Koçibelli 216 vota
Gentian Çala 201 vota
Enton Çaçani 70 vota
Brunilda Prifti 42 vota
Elsuida Vila 29 vota
“KORÇA BOOM”



















