LAJMI I FUNDIT/ Numërohen 2 mijë votat e para. Ja renditja e deritanishme e kandidatëve të PD-së
- Korca Boom
- May 19, 2025
- 1 min read
Ka vijuar gjatë natës së mbrëmshme numërimi i votave për kandidatët në zarfat e Diasporës për qarkun e Korçës. Pas numërimit të subjekteve, procedurë që zgjati plot 1 javë, filloi menjëherë numërimi i votave për kandidatët, teksa janë numëruar deriu tani 1920 vota.
Janë gjithsej për tu numëruar 16.550 vota, ndërkohë që më poshtë po sjellim renditjen e deritanishme të kandidatëve të Partisë Demokratike, ku për votën e Diasporës kryeson Edmond Spaho me 97 vota.
Menjëherë pas tij vjen Jorida Mazelliu me 94 vota dhe i treti vjen Fidel Kreka me 68 vota.
I katërti renditet Andrea Mano me 59 vota, ndërkohë që të tjerët me më pak vota. Numërimi do të vijojë deri në votën e fundit, ndërkohë që këto vota do të mblidhen në fund me votat e marra nga kandidatët në qarkun e Korçës:
Renditja e kandidatëve të PD-ASHM në 1920 vota të numëruara:
Edmond Spaho 97 vota
Jorida Mazelliu 94 vota
Fidel Kreka 68 vota
Andrea Mano 59 vota
Genti Çela 52 vota
Kristiano Koçibelli 48 vota
Gentian Çala 30 vota
Enton Çaçani 10 vota
Brunilda Prifti 8 vota
Elsuida Vila 6 vota
“KORÇA BOOM”



















