LAJMI I FUNDIT/ Numërohen 2091 vota. Ja renditja e deritanishme e kandidatëve të PD-së
- Korca Boom
- May 19, 2025
- 1 min read
KQZ sapo ka bërë edhe rifreskimin e numërimit për candidate për qarkun e Korçës, teksa deri në këto momente konfirmon se janë numëruar 2091 zarfa dhe kemi ndryshime në renditjen e kandidatëve për PD-ASHM.
Në këto momente është Jorida Mazelliu e cila kryeson listën e kandidatëve të PD-së me votën e Diasporës me 103 vota dhe ndiqet nga Spaho me 100 vota.
Në vendin e tretë është Fidel Kreka me 70 vota dhe më pas Andrea Mano me 63 vota.
Numërimi për kandidatë po ecën me ritme të ngadalta, por gjithsesi janë shumë vota për tu numëruar duke kujtuar që janë gjithsej 16.550 vota, ndërkohë që janë numëruar deri në këto momente 2091.
Renditja e kandidatëve të PD-ASHM në 2091 vota të numëruara:
Jorida Mazelliu 103 vota
Edmond Spaho 100 vota
Fidel Kreka 70 vota
Andrea Mano 63 vota
Kristiano Koçibelli 55 vota
Genti Çela 52 vota
Gentian Çala 36 vota
Enton Çaçani 11 vota
Brunilda Prifti 8 vota
Elsuida Vila 6 vota
“KORÇA BOOM”



















