LAJMI I FUNDIT/ 67-vjeçarja ngre në këmbë policinë e Korçës: Më humbi djali 41-vjeç. Vjedhje në Plasë të Maliqit. Ngjarje në Pogradec
- 5 hours ago
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 15-vjeçar, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec dhe një 14-vjeçar, banues në Pogradec, pasi dyshohet se kanë dëmtuar një sipërfaqe të tapetit artificial të fushës sportive të shkollës së tyre.
Korçë/Më datë 24.02.2026, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasja M. R., 67 vjeçe, banuese në Korçë, e cila ka deklaruar se i është larguar nga banesa, djali i saj, shtetasi R. J., 41 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Po punohet për gjetjen e tij.
Maliq/Më datë 24.02.2026, ka kallëzuar shtetasi J. S., 48 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq, se kur është rikthyer në banesën e tij, ka konstatuar se i mungonin një shumë parash. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”
















