Lajmi i fundit/ Aksident i frikshëm, makina përmbyset, ja si është gjendja e futbollistit
Futbollisti i Hull City, Sorba Thomas, është përfshirë sot në një aksident automobilistik pranë qendrës stërvitore të klubit në Cottingham.
Pamjet e automjetit të përmbysur kanë qarkulluar në rrjetet sociale, duke shkaktuar shqetësim te tifozët dhe ndjekësit e futbollistit.
Megjithatë, Hull City ka konfirmuar se 27-vjeçari nuk ka pësuar asnjë dëmtim dhe ka dalë nga automjeti plotësisht i padëmtuar.
“Klubi është në dijeni të imazheve të makinës së Sorbës që po qarkullojnë në rrjetet sociale dhe mund t’i sigurojë tifozët se ai nuk ka pësuar asnjë lëndim dhe ka dalë nga automjeti plotësisht i padëmtuar”, njoftoi Hull City.
Thomas u transferua te Hull City në ditën e fundit të merkatos, ndërsa klubi anglez raportohet se pagoi rreth 9 milionë euro për kartonin e tij nga Stoke City.
27-vjeçari ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës në futbollin anglez, ndërsa eksperiencën e vetme jashtë Anglisë e ka pasur në Francë, ku ka luajtur për Nantes.
“KORÇA BOOM”
















