top of page

LAJMI I FUNDIT/ Sherr në një servis në lagjen 10 në Korçë, një i plagosur

Mar 28
1 min read

Një sherr ka shpërthyer pak çaste më parë në një servis në qytetin e Korçës. Sipas informacioneve paraprake, në konflikt janë përfshirë disa persona.


Gjatë përplasjes, një prej tyre ka mbetur i dëmtuar, pasi është goditur me gërshërë.


Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa pritet që autoritetet të zbardhin detaje të mëtejshme.


Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personave të përfshirë dhe sqarimin e plotë të incidentit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page