top of page

Lamine Yamal reagon pas humbjes së Topit të Artë: “Plani i Zotit është perfekt”

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Sep 23
  • 1 min read

Mbrëmjen e djeshme u zhvillua ceremonia e ndarjes së Topit të Artë, një nga çmimet më prestigjioze në botën e futbollit. Ndër pretendentët kryesorë për këtë trofe ishte edhe Lamine Yamal, i cili megjithatë nuk arriti ta fitojë atë. Fitues i çmimit si lojtari më i mirë në botë u shpall Ousmane Dembele.


Pas ceremonisë, ylli i ri i futbollit ka zgjedhur të reagojë në rrjetet sociale me një mesazh të sinqertë dhe sportiv. Në postimin e tij, Yamal shpreh lumturinë për trofeun e lojtarit të ri më të mirë, trofe që e ka fituar për herë të dytë (trofeu Kopa), si dhe uron Dembelen për fitimin e Topit të Artë dhe për sezonin e jashtëzakonshëm që ka pasur.


“Plani i Zotit është perfekt, duhet të ngjitesh për të arritur në majë. I lumtur për trofeun Kopa x2 dhe urime Ousmane Dembele për çmimin dhe sezonin e mrekullueshëm,” shkruan Yamal në postimin e tij.


Mesazhi i Yamal është pritur me shumë ngrohtësi nga fansat dhe komuniteti i futbollit, duke treguar maturinë dhe respektin që ai ka për rivalët e tij dhe për rrugën e gjatë që e pret në botën e futbollit.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page