Liceu Francez i Korçës po hap një kapitull të ri në arsimin shqiptar
- Mar 31
- 1 min read
Liceu Francez i Korçës po hap një kapitull të ri në arsimin shqiptar. Falë bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Francës, po krijohet një shkollë publike me profil shkencor dhe teknologjik, ku mësimi do të zhvillohet në frëngjisht dhe anglisht.
Nxënësit do të kenë mundësinë të fitojnë dy diploma, shqiptare dhe franceze, dhe të zgjasin horizontet e tyre për studime dhe karrierë në Europë.
Projekti i kampusit të ri, i miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit, do të ndërtohet pranë godinës historike të Liceut dhe do të ofrojë ambiente moderne mësimore, laboratorë, mensë dhe konvikt – një hap drejt një infrastrukture arsimore me standarde europiane.
Liceu Francez i Korçës është më shumë se një shkollë, është një qendër dijesh që kombinon traditën me modernitetin, dhe do të ketë ndikim jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe rajonal.
“KORÇA BOOM”
















