Lëvizje e papritur në polici/ Jep dorëheqjen drejtori i Policisë
- 49 minutes ago
- 1 min read
Lëvizje e papritur në radhët e Policisë së Shtetit. Elton Alushi, drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ka vendosur të largohet nga detyra, duke i dorëzuar dorëheqjen kryepolicit të Shqipërisë, Skënder Hita.
Burime për mediat bëjnë me dije se vendimi është marrë papritur dhe aktualisht dorëheqja ndodhet në zyrën e kreut të Policisë së Shtetit, ndërsa mbetet ende e paqartë nëse ajo do të pranohet apo jo.
Deri më tani nuk dihen arsyet që kanë çuar numrin një të Policisë së kryeqytetit të ndërmarrë këtë hap të papritur. Largimi i tij vjen në një moment kur, vetëm pak muaj më parë, Elton Alushi kishte kaluar me sukses procesin e vettingut dhe vlerësohej për rezultatet pozitive në drejtimin e Policisë së Tiranës.
Ky zhvillim ka ngjallur reagime dhe pikëpyetje në lidhje me prapaskenat e këtij vendimi, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga institucionet përkatëse.
“KORÇA BOOM”
















