Birra Korça në telashe/ Bllokohen llogaritë financiare
- 16 minutes ago
- 1 min read
Analisti Mentor Kikia ka reaguar lidhur me situatën e krijuar ndaj kompanisë "Birra Korça", duke theksuar se bëhet fjalë për një nga bizneset më të vjetra dhe më të rëndësishme në vend.
I ftuar në News24, Kikia deklaroi se kompania ka një rol të madh në ekonominë shqiptare, sidomos në juglindje të vendit, ku kontribuon ndjeshëm në të ardhurat doganore dhe punësimin e qindra familjeve.
Sipas tij, çdo goditje ndaj një biznesi të këtij niveli sjell pasoja jo vetëm për kompaninë, por edhe për klimën ekonomike dhe marrëdhënien mes biznesit dhe qeverisë.
“Këto janë biznese ku punojnë qindra njerëz dhe që kanë rol të rëndësishëm në ekonomi. Nëse kemi të bëjmë me një veprim të qëllimshëm, atëherë ky është një sinjal i keq për marrëdhënien mes qeverisë dhe biznesit”, u shpreh Mentor Kikia.
Analisti paralajmëroi se situata të tilla ndikojnë negativisht edhe te perceptimi i investitorëve të huaj për sigurinë e investimeve në Shqipëri.
“S’do të doja të ishte një vijim apo veprim i qëllimshëm i autoriteteve ndaj një biznesi, pasi një biznes nuk është vetëm pronë e një pronari, por një vend ku punojnë qindra njerëz që mbajnë familjet e tyre dhe që sjellin të ardhura për shtetin.
Nëse kjo do të ishte e qëllimshme, do të ishte një lajm i keq për klimën e raportit biznes-qeveri, si për biznesin vendas, ashtu edhe për investitorët e huaj”, deklaroi ai.
“KORÇA BOOM”
















