top of page

Lëvizje të rrezikshme në aksin Ersekë–Leskovik, policia identifikon dhe ndëshkon shoferin

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 15, 2025
  • 1 min read

Pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, ku shfaqej një automjet që kryente manovra të rrezikshme dhe lëvizje të pakontrolluara në aksin rrugor Ersekë–Leskovik, specialistët e qarkullimit rrugor kanë kryer menjëherë verifikimet përkatëse. Si rezultat i këtyre veprimeve, është identifikuar drejtuesi i automjetit, shtetasi O. I.


Në bazë të pikës 10 të nenit 141 dhe pikës 3 të nenit 127 të Kodit Rrugor, ndaj këtij shtetasi është vendosur masa administrative me gjobë në vlerën 12 000 lekë, si dhe zbritja e 10 pikëve nga leja e drejtimit.


Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje në numrin 112, duke garantuar reagim të menjëhershëm dhe në përputhje me ligjin.

"KORCA BOOM"


bottom of page