Operacion antidrogë/ Arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohen 1000 fara kanabisi me vlerë 10 mijë euro
- 2 hours ago
- 1 min read
Një 31-vjeçar është kapur në flagrancë në kryeqytet pasi tentonte të shiste fara lëndësh narkotike.
Njoftimi:
Finalizohet nga Komisariati Nr. 2, operacioni i koduar “Procesi”, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Arrestohet një shtetas që lëvizte me automjet, në Rrugën e Dafinave, për të shitur 1000 fara Cannabisi.
Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë, si dhe intensifikimit të punës operative, me fokus parandalimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 finalizuan operacionin e koduar “Procesi”.
Në kuadër të operacionit, në Rrugën e Dafinave, u ndalua automjeti që drejtonte shtetasi R. A. Në automjet u gjet një qese me 1000 fara të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi R. A., 31 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, farat narkotike dhe automjeti tip “Benz” që drejtonte 31-vjeçari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
"KORÇA BOOM"
















