top of page

Makina del nga rruga dhe përplaset me pemë, humb jetën pasagjeri 21-vjeçar

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 days ago
  • 1 min read

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë një shtetas 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi mëngjesin e sotëm ka shkaktuar një aksident me pasojë humbjen e jetës.


Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Janaq Kilica”, ku automjeti që drejtohej nga 26-vjeçari, në gjendje të dehur, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë anësore. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën pasagjeri i mjetit, një shtetas 21 vjeç, gjithashtu banues në Elbasan.


Drejtuesi i automjetit ka pësuar dëmtime, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai është arrestuar në flagrancë nga policia, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.


Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

"KORCA BOOM"


bottom of page