top of page

Makina përplas këmbësorin në Korçë–Bilisht, shoqërohet drejtuesi

  • 4 hours ago
  • 1 min read

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Korçë–Bilisht, në afërsi të fshatit Zëmblak.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili po kalonte rrugën në momentin e ngjarjes. Si pasojë e përplasjes, këmbësori ka mbetur i plagosur.

I dëmtuari është transportuar menjëherë drejt spitalit të Korçës, ku po merr ndihmën mjekësore. Burime bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga shërbimet e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, ndërsa po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

"KORCA BOOM"


bottom of page