Makina “fluturon” mbi këmbësorët, 7 të pl*gosur dhe panik në qendër të qytetit
- May 16
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Modena, ku një automjet që lëvizte me shpejtësi shumë të lartë ka përplasur disa këmbësorë në qendrën historike të qytetit, duke lënë të paktën shtatë persona të plagosur.
Sipas mediave italiane, makina ka hyrë në një zonë me trafik të kufizuar, ku ka goditur rreth dhjetë persona që ndodheshin në trotuar. Të paktën dy prej të plagosurve raportohen në gjendje të rëndë.
Shoferi i automjetit, një 30-vjeçar me origjinë afrikane, mbeti gjithashtu i plagosur nga përplasja. Pas aksidentit, ai është larguar në këmbë nga vendngjarja dhe, sipas raportimeve, ka goditur me thikë një kalimtar që tentoi ta ndalonte.
Dëshmitarët përshkruajnë skena tmerri në momentin e aksidentit.
“E pamë makinën duke ardhur drejt trotuarit. Papritur përshpejtoi. Po ecte me të paktën 160 kilometra në orë, pamë njerëz duke fluturuar”, kanë deklaruar disa prej tyre.
Në zonë kanë ndërhyrë menjëherë shërbimet e emergjencës dhe forcat e policisë, ndërsa autoritetet italiane po hetojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje tronditëse.
“KORÇA BOOM”
















