top of page

Maliqi nis përgatitjet për sezonin e ri, 16 lojtarë në stërvitjen e parë/ Të shtunë test miqësor me Pogradecin

  • Aug 11, 2025
  • 1 min read

Skuadra e Maliqit ka startuar sot fazën përgatitore për sezonin e ri futbollistik. Nën drejtimin e trajnerit Egli Malësia, në stërvitjen e parë morën pjesë 16 lojtarë, shumica e të cilëve janë pjesë e formacionit nga sezoni i kaluar.


Nga grupi i vjetër u panë emra të tillë si Muçollari, Ibrahim, Mutiu, Demollari, Ndoci, Bregu, Tako dhe Agolli. Me ekipin po stërviten edhe Xaka, tre futbollistë të ardhur nga ekipi U-19 i Skënderbeut, si dhe tre lojtarë të huaj që provojnë për herë të parë fanellën e Maliqit.


Trajneri Malesia bëri me dije se të shtunën, skuadra do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Pogradecin, si test i parë në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri./ Panorama Sport

“KORÇA BOOM”


bottom of page