top of page

Marokeni i fshehur nën rimorkio, zbulim surprizë në Qafë Thanë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 5, 2025
  • 1 min read

Gjatë kontrolleve të imtësishme, të kryera në bazë të analizës së riskut ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë konstatuan, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, dy raste të paligjshmërive në kufi.


Konkretisht:


Në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, gjatë kontrollit të ushtruar në kamionin që drejtohej nga shtetasi V. T., 30 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, u gjet i fshehur nën rimorkio një shtetas maroken.


Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për 30-vjeçarin, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.


“KORÇA BOOM”


bottom of page