Mashtrimi me Call Center-at, zbulohen emrat e të arrestuarve
- Korca Boom
- 3 hours ago
- 1 min read
SPAK ka zhvilluar një operacion kundër mashtrimit përmes Call Center-ëve, duke arrestuar dhe ndaluar disa persona të përfshirë në një skemë mashtrimi ndaj shtetasve europianë.
Në kuadër të këtij operacioni, janë arrestuar tetë persona, emrat e gjashtë prej tyre janë:
Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerimi, Elis Merkaj, Rentjan Peposhi dhe Odeas Kuqi.
Sipas njoftimit të SPAK, personat me iniciale K.K. dhe H.XH., janë ende në kërkim.
Ky hetim, mori shkas nga ankesat e disa shtetasve italianë të mashtruar nga Call Center-at.
Gazetarët italianë arritën të infiltrojnë një italian, i cili nisi të punojë aty dhe realizoi regjistrimin e të dhënave në ambientet e qendrës./ Boldnews
“KORÇA BOOM”



















