top of page

Mbaron nafta, nis paniku, rrugët bllokohen nga protesta

  • Apr 11
  • 1 min read

Një situatë e rëndë furnizimi me karburant është krijuar në Irlandë, ku mbi një e treta e stacioneve të benzinës kanë mbetur pa stok, ndërsa vendi po përballet me protesta të gjera dhe bllokime rrugësh.


Sipas drejtuesve të sektorit, nga rreth 1,600 pika karburanti në të gjithë vendin, qindra janë aktualisht jashtë funksionit për shkak të mungesës së furnizimit. Paralajmërohet se situata mund të përkeqësohet edhe më tej, nëse vijojnë bllokimet në nyjet kryesore të shpërndarjes.


Protestat, të udhëhequra nga transportues dhe fermerë, kanë bllokuar rafineri, depo dhe akse kryesore rrugore, në shenjë kundërshtimi ndaj rritjes së çmimeve të karburantit dhe kostos së jetesës. Në kryeqytetin Dublin, dhjetëra kamionë dhe traktorë kanë penguar qarkullimin në rrugë kryesore, duke shkaktuar kaos në trafik.


Autoritetet kanë ndërhyrë për të lehtësuar situatën, duke shoqëruar karvanë kamionësh me karburant nga rafineria kryesore e vendit për të siguruar furnizimin në zona kritike. Megjithatë, disa autostrada vijojnë të mbeten të bllokuara.


Ndërkohë, autoritetet e emergjencës kanë paralajmëruar se furnizimet për shërbimet jetike, përfshirë ambulancat dhe zjarrfikësit, janë nën presion, duke detyruar kufizime në disa operacione.


Qeveria irlandeze ka bërë thirrje për qetësi dhe dialog, ndërsa përpjekjet për zgjidhjen e krizës vijojnë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page