top of page

Mbyllet java e 9-të e Kategorisë së Parë. Besa arrin fitoren e parë në kampionat, Kastrioti mund Skënderbeun

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 7 hours ago
  • 1 min read

Java e 9-të e kampionatit “Kategoria e Parë” u mbyll ditën e djeshme, pra të mërkurën. Takimi hapës i kësaj jave, Apolonia – Iliria përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0.


Në 5 ndeshjet e tjera të luajtura ditën e sotme, Besa arriti fitoren e parë në kampionat nën drejtimin e Shpëtim Duros, duke mposhtur Kukësin me shifrat.


Pogradeci fitoi me rezultatin 2-1 në transfertën e Korabit, ndërsa Kastrioti mundi Skënderbeun me shifrat 3-2.


Dy takimet e tjera, AF Luftëtari – KF Laçi dhe Burreli – Lushnja përfunduan 0-0.

 

Java 9    

Apolonia 0–0 Iliria

AF Luftëtari 0–0 Laçi

Besa 3–1 Kukësi

Kastrioti 3–2 Skënderbeu

Korabi 1–2 Pogradeci

Burreli 0–0 Lushnja

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page