Mbyllet me dhimbje kërkimi për të zhdukurin, vetëm 18 vjeç, gjendet i v*ekur
- Korca Boom
- 2 days ago
- 1 min read
18-vjeçari Yll Hyseni, i cili ishte shpallur i zhdukur që nga mesnata e së martës, është gjetur pa shenja jete. Lajmin e ka konfirmuar Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim.
Florim Nezaj, përfaqësues i shoqatës, ka bërë të ditur se trupi i të riut nga fshati Brod është gjetur gjatë kërkimeve intensive.
“Të dashur qytetarë, ju njoftojmë se personi i humbur, tashmë i ndjeri Yll Hyseni nga fshati Brod, e kemi gjetur pa shenja jete,” ka shkruar Nezaj në Facebook.
Rrethanat e vdekjes ende nuk janë bërë të ditura.
"KORCA BOOM"



















