top of page

‘Mbytën’ shkollat me dr*gë, dalin fotot e furnitorit dhe ish-policit

8 hours ago
1 min read

Policia e Tiranës ka finalizuar sot një operacion antidrogë, duke identifikuar në total 55 persona, që shpërndanin lëndë narkotike në shkollat e kryeqytetit.


BalkanWeb ka siguruar foton e furnitorit, shtetasit Ferit Xhani. Ai është i njohur për policinë, pasi më herët ka pasur precedent penal për shpërndarje droge dhe plagosje.


Ndërkaq, në pranga ka rënë edhe Engrid Hënaj, ish-efektiv që është përjashtuar nga policia, pasi ishte kapur duke vjedhur, raporton gazetarja Xhensila Kodra.


Droga shpërndahej në disa gjimnaze të Tiranës si Qemal Stafa, Sami Frashëri, Ismail Qemali, Çajupi dhe gjimnazi profesional Ekonomik. Korrierët në këto gjimnaze shpërndanin lëndë narkotike te të miturit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page