top of page

Pas kthimit nga New York-u, Rama gati për deklaratën e paralajmëruar: çfarë do të zbulojë?

6 hours ago
1 min read

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Tiranë pas vizitës në New York, ku mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.


Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, raportoi më herët se kryeministri pritej të mbërrinte rreth orës 13:00. Pas mbërritjes, Rama pritet t’u drejtohet shqiptarëve nga salla e shtypit “Nënë Tereza”, përmes një mesazhi që e kishte paralajmëruar një ditë më parë.


Në fokus pritet të jenë zhvillimet e fundit politike dhe institucionale në vend.


Ndërkohë, nuk përjashtohet mundësia që kryeministri të komentojë edhe çështjen e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, e cila është marrë si e pandehur nga SPAK.


Çështja ka tërhequr vëmendje edhe për faktin se vendimi ndaj Hysenit është marrë në një kohë kur ajo ndodhej jashtë vendit, ndërsa Rama ishte në SHBA për pjesëmarrjen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.


Tashmë pritet mesazhi i kryeministrit dhe temat që do të vendosë në fokus në deklaratën e tij.

“KORÇA BOOM”


bottom of page