top of page

Operacioni kundër shpërndarjes së drogës pranë shkollave, ministri Demo: Prioritet për sigurinë e fëmijëve tanë

9 hours ago
1 min read

Operacioni “Shkollat e pastra” ka çuar në ekzekutimin e masave të sigurisë “Arrest në burg” ndaj 31 personave, ndërsa 14 të tjerë janë shpallur në kërkim. Aksioni është zhvilluar në kuadër të goditjes së shpërndarjes së lëndëve narkotike, me fokus të veçantë zonat pranë institucioneve arsimore.


Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka reaguar pas operacionit të Policisë së Shtetit, duke vlerësuar bashkëpunimin me Prokurorinë, profesionalizmin e hetimit dhe përdorimin e metodave speciale.


“Shkollat e pastra”, një operacion i suksesshëm, falë bashkëpunimit me Prokurorinë, hetimit profesional dhe përdorimit të metodave speciale”, shkroi ministri Demo në rrjetet sociale.


Sipas tij, lufta kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike, veçanërisht në afërsi të shkollave, mbetet një nga prioritetet e Policisë së Shtetit, jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë vendin.


“Në çdo shkollë, në çdo qytet, në çdo cep të Shqipërisë, Policia e Shtetit do të jetë aty për të garantuar sigurinë e fëmijëve tanë”, u shpreh ministri i Punëve të Brendshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page