top of page

Pacienti 40 vjeçar vdes tek 'Nënë Tereza', dy mjekë nën hetim për mjekim të pakujdesshëm (EMRAT)

5 hours ago
1 min read

Dy mjekë neurologë të Spitalit Rajonal të Shkodrës janë vënë nën hetim pas vdekjes së një pacienti 40-vjeçar, i cili kishte marrë trajtim në këtë spital dhe më pas ndërroi jetë në QSUT “Nënë Tereza” në Tiranë.


Policia bën të ditur se ka proceduar në gjendje të lirë mjekët Genc Nurja, 53 vjeç, dhe Dhurata Uruçi, 68 vjeçe, për veprat penale “Mjekim i pakujdesshëm” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.


Sipas njoftimit, dy mjekët dyshohet se kanë kryer mjekim të pakujdesshëm dhe kanë neglizhuar trajtimin e pacientit 40 vjeçar. Ai është dërguar më pas në QSUT “Nënë Tereza” në Tiranë, ku ka ndërruar jetë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page