top of page

Me 10 lojtarë, Maliqi ndal kryesuesit dhe merr një pikë “ari”

  • 5 days ago
  • 1 min read

KF Maliqi barazoi 1-1 ndaj KF Oriku, duke siguruar një pikë me shumë vlerë përballë kryesuesve të kampionatit në një përballje të luftuar deri në fund.


Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 26-të me golin e Eforos, duke vënë në vështirësi vendasit që u detyruan të reagojnë. Situata u komplikua edhe më shumë për Maliqin në minutën e 31-të, kur skuadra mbeti me 10 lojtarë.


Megjithatë, edhe në inferioritet numerik, vendasit treguan karakter dhe shpirt gare. Në minutën e 45-të, Offei realizoi golin e barazimit, duke rikthyer entuziazmin dhe besimin në prag të pushimit.


Në pjesën e dytë, organizimi defensiv dhe përkushtimi ishin vendimtarë për të ruajtur rezultatin, ndërsa kundërsulmet mbajtën në tension mbrojtjen e Orikut deri në vërshëllimën përfundimtare.


Një barazim që konfirmon rritjen e Maliqit dhe forcën konkurruese të skuadrës në këtë fazë të sezonit.

"KORCA BOOM"


bottom of page