Me shqiponjën dhe të pasmet në plan të parë, futbollistja korçare “ngushëllon” Kosovën…
- 1 minute ago
- 1 min read
Sa e bukur aq edhe e talentuar, Angela Nika konsiderohet si një prej lojtareve më premtuese në futbollin e vajzave në Shqipëri.
Mbrojtësja e Teutës mbetet tepër aktive edhe në rrjetet sociale, duke qenë një prej sportisteve shqiptare më të ndjekura, me 134K vetëm në “Instagram”.
Bukuroshja korçare së fundmi ka reaguar pas eliminimit të Kosovës në finalen “play off” për Botërorin, me “Dardanët” që u mundën nga Turqia 0-1 në Prishtinë.
“Krenare me ju”, shkruan Angela, e cila e shoqëron postimin e saj me këngë patriotike, ndërsa bën edhe shqiponjën me duar.
Por, gjithashtu nuk mungojnë as pozat provokuese, me të pasmet në plan të parë, teksa Angela mbetet në “top”, jo vetëm në fushë, por edhe si influencuese apo modele./ PanoramSport
“KORÇA BOOM”



















