Meret e pandehur për plagosje minorenia në Korçë, qëlloi me gotë pa provokim vajzën që ishte në lokal
- May 30, 2025
- 1 min read
Është marë e pandehur vajza minorene, e cila në ambjentet e një lokali në Korçë, ka goditur me gotë të miturën P.M, duke i shkaktuar dëmtime të lehta në trup.
Prokuroria e Korçës ka vendosur të mbyllë hetimet ndaj të miturës F.D dhe ka marë të pandehur atë për akuzën e “Plagosjes së lehtë me dashje”.
Sipas dosjes së prokurorisë së Korçës,17-vjeçaria F.D e ka goditur në mënyrë të paprovokuar dhe pa asnjë shkëmbim provokimi, 18-vjeçaren P.M, e cila ndodhej në të njëjtin lokal ku ishte e pranishme dhe e pandehura.
Goditja është realizuar me gotën e ujit, duke i sjellë dëmtime të lehta 18-vjeçares P.M.
“...e pandehura F.D., 17 vjeçe, ka goditur në mënyrë të paprovokuar dhe pa asnjë shkëmbim komunikimi ne momentin e goditjes, shtetasen P.M. 18 vjeçe, me një gotë qelqi nga distanca, duke i shkaktuar plagosje të lehtë.
Më pas, e dyshuara ka tentuar ta godasë për herë të dytë me një gotë tjetër dhe është larguar menjëherë nga vendngjarja...”-thuhet në dosjen e prokurorisë të dëguar në gjykatë.
Rasti është kallëzuar në policinë e Korçës, ku pas veprimeve të kryera dhe ekspertizës mjeko-ligjore, prokuroria doli në konkluzjonin se e mitura F.D, ka kryer veprën penale të “Plagosjes së lehtë me dashje”, duke u marë tashmë e pandehur.
Pritet që në ditët në vijim, dosja kundër saj të meret në shqyrtim nga gjykata e Korçës, me qëllimin analizimin e situatës dhe përgjeshmërisë penale të të miturës./Oranews
“KORÇA BOOM”
















