Merkato pa frena te Skënderbeu, shumë emra të rinj dhe një skuadër që ndryshon
- Aug 13
- 1 min read
Skënderbeu ka qenë një nga skuadrat më aktive në merkato, me një numër të konsiderueshëm lëvizjesh si në hyrje, ashtu edhe në dalje.
AFRIMET:
Georgios Lagonidis, Luan Lleshi, Amadu Sejdi, Xhemil Jahiji, Viktor Braga, Enur Totre, Ousmane Drame, Amadu Diallo dhe Nikola Veliçkovski.
Në listën e lojtarëve që mund t’i bashkohen skuadrës janë gjithashtu Masimiliano Doda, Deivid Hoxha, Reild Kurti dhe Deckhan Musarasu.
LARGIMET:
Amarildo Dervishaj, Randi Dumfur, Markos Ramos, Klaidi Çela, Baba Musa, Aldi Gjumsi, Foti Çuçka, Renato Gjini, Tajo Abiodun, Mario Beshiraj, Mario Gjata, Elias Arflot dhe Ardit Nikaj.
Me këtë numër lëvizjesh, Skënderbeu po kalon një ndryshim të rëndësishëm në përbërjen e skuadrës. Afrimet e reja pritet t’i japin ekipit më shumë alternativa, ndërsa stafi teknik po punon për të krijuar sa më shpejt një grup të konsoliduar.
Disa prej emrave të rinj kanë nevojë për minuta dhe ndeshje së bashku me pjesën tjetër të ekipit për të krijuar harmoninë dhe automatizmat e duhura në fushë. Pikërisht për këtë arsye, faza përgatitore dhe ndeshjet miqësore kanë një rëndësi të veçantë për trajnerin.
Merkatoja e Skënderbeut mbetet ende e hapur dhe nuk përjashtohet mundësia që në ditët në vijim të ketë lëvizje të tjera, si në hyrje ashtu edhe në dalje.
“KORÇA BOOM”
















