top of page

Merkatoja e Devollit merr tjetër goditje, afron mbrojtësin që bie në sy për grintën

  • Aug 14
  • 1 min read

Devolli nuk ndalet në merkato dhe vijon të afrojë futbollistë cilësorë për sezonin e ri. Pjesë e skuadrës devollite është edhe Enrik Agolli, një qendërmbrojtës që sezonin e kaluar e mbylli me Maliqin.


Agolli është një futbollist që spikat për saktësinë në lojë, grintën dhe karakterin që shfaq në fushën e blertë. Ai pritet të jetë një alternativë e rëndësishme për repartin difensiv të Devollit, duke i dhënë më shumë siguri prapavijës së skuadrës.


Gjatë ndeshjeve miqësore të zhvilluara deri tani, trajneri Gjoni e ka aktivizuar Agollin edhe në disa pozicione të ndryshme. Kjo duket se lidhet me aftësitë e tij për të përshtatur lojën dhe me karakteristikat e tij universale në fushë.


Devolli po ndërton një skuadër me objektiva të qarta dhe afrimi i Enrik Agollit është një tjetër lëvizje që tregon se klubi nuk po ndalet në merkato.


Me futbollistë që sjellin eksperiencë, grintë dhe fleksibilitet në lojë, Devolli synon të jetë sa më konkurrues në sezonin e ri.

“KORÇA BOOM”


bottom of page